DEL FOTO: Momenti i fundit kur u pa 22-vjeçari i zhdukur, Elkrist Kola! Trondit i vëllai: E kanë rrëmbyer për trafikim organesh (DYSHIMET – HETIMET)

Personi në foto është 22-vjeçari Elkrist Kola dhe momenti i fundit që është kapur nga kamerat e sigurisë para se të zhdukej pa gjurmë më 13 shtator në Fushë-Arrëz. I ati denoncoi dy javë më parë për humbjen e kontakteve me të birin, ndërsa ende nuk dihet për fatin e tij.

Denis Kola, vëllai i 22-vjeçarit, në dëshminë e tij për mediat ka deklaruar se Elkristi i kishte thënë të atit më 13 shtator se një burrë do vinte ta merrte. Gjithçka mbetet e paqartë ndërsa raportohet se Elkrist Kola vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Pasi u largua nga pallati ku jetonte, Elkristi kishte marrë me vete edhe telefonin e të atit, të cilit i shkonte sinjali për rreth 24 orë derisa u fik. Denisi ka dyshime se vëllain e tij e kanë rrëmbyer për ta shfrytëzuar për trafik organesh.

“Unë mendoj se nga ajo çfarë i ka thënë babait, mendoj se mund ta ketë marrë dikush. Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim, por mund ta kenë marrë për ta shfrytëzuar ose për t’i hequr organet. Mendoj se dhe mund të ketë ndodhur ndonjë aksident.”-thotë Denis Kola.

Përtej dyshimeve, thirrjet e tij ndaj shtetit nuk ndalen. Denis Kola kërkon zbardhjen e tabulateve telefonike për të kuptuar nëse vëllai i tij ka folur me ndokënd. Sigurisht që është në ankth për fatin e të vëllait, por ai shpreson që të jetë ende gjallë.

Ditën që babai i Elkrist Kolës bëri denoncimin për humbjen e të birit, policia raportoi se kanë nisur me kërkimet në të gjithë territorin ndërsa kanë njoftuar edhe komisariatet e tjera për të bërë të mundur gjetjen e Elkrist Kolës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT