Kë po paralajmëron? Veliaj tjetër mesazh nga burgu: Kur të flas unë, ti do jesh lajm i fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në paraburgim, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Teksa shkruan se momentalisht është i heshtur, kryebashkiaku paralajmëron se në momentin që do të flasë do të ketë breaking news (lajm i fundit).

“Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur te flas une ti do jesh lajm i fundit”, shkruan në Tiktok Veliaj, krahas pamjeve të tij nga evente të ndryshme.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku përcjell mesazhe nëpërmjet Tik Tok, ku shpeshherë me anë të trendeve zgjedh të flasë për gjendjen e tij në qeli, apo t’iu përgjigjet hetimeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT