Përfundoi Infermierinë në Tiranë me rezultate të shkëlqyera, kush është shqiptari Nadir Buzra që po ‘lufton’ koronavirusin në Itali

Nadir Buzra është një nga infermierët shqiptarë që punon në frontin e parë të ‘luftës’ me koronavirusin në Bergamo.

Infermieri është nga fshati Gizavesh i Librazhdit, ndërsa është diplomuar për infermieri me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë, në vitin 2004.

Nadir Buzra ka disa vite që punon në Poliklinikën “San Marco” në Bergamo.

Profilin e tij e bën publik kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili i shpreh mirënjohjen infermierit shqiptar që po rrezikon jetën e tij në luftën kundër COVID-19.

Në Itali ka shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë në spitalet e shtetit fqinj, ndërsa para disa ditësh janë nisur edhe 10 mjekë dhe 20 infermierë të tjerë për të ndihmuar Italinë në situatën e vështirë që po kalon pas shpërthimit të koronavirusit.

Postimi i Taulant Ballës:

FacebookPersonazh: Nadir Buzra prej disa vitesh punon në Poliklinikën “San Marco” në Bergamo. Sot është në vijën e parë të frontit në Qendën Spitalore Bergamo, aty ku është edhe vatra më e madhe në Itali e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Infermieri nga fshati Gizavesh në Librazhd, është diplomuar për infermieri me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Infermierisë në Tiranë në vitin 2004. Mirënjohje Nadir.

92309761_2885726184806297_1213992993208401920_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT