Autobote me ujë dhe pajisje kundragaz, ja armatimi policor për manifestimin e Ilir Metës

Ka nisur vendosja e Forcave të Rendit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Policët e vendosur në rrugë duket qartësisht me masa dhe mjete për të ndërhyrë në çdo incident. Madje, shumë efektivë janë pajisur me kundragaz. Para Kryeministrisë kanë mbërritur edhe 3 autobotë, si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjithashtu, në të gjithë bulevardin janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, si dhe autoporlantë, ndërsa shtyllat ku janë vendosur këto pajisje, janë lyer me graso. Në këtë manifestim pritet të ketë një numër më të vogël punonjësish policie, pasi organizatorët kanë bërë të ditur se gjithçka do të jetë e qetë.

Megjithatë, policia ka marrë informacion se edhe Garda është në shërbim të përforcuar, ndërsa Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri 24 orë.

Nuk ka informacione që manifestimi të zhvendoset nga Kryeministria drejt Parlamentit, ashtu si nuk ka informacione për incidente, edhe pse policia i ka marrë të gjitha masat, duke rrethuar me gardh metalik institucionin e kryeministrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT