VIDEO/ Të maskuar dhe duke u stërvitur, ja “super” policët që do dalin të hënën në aksion kundër “KÇK”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku shfaqen efektivët e Operacionit “Forca e Ligjit”, duke u stërvitur.

Përbri videos së publikuar në “Facebook”, Rama shkruan se ditën e hënë forcat e Njësisë Speciale do të dalin në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK Ligjin anti-KÇK.

“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar👊”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT