Rama: Nuk ka gabim më të madh për shqiptarët se t’i ikin dialogut

Kryeministri Edi Rama mendon se për shqiptarët është domosdoshmëri që të dialogojnë me serbët. Sipas tij, nga dialogu më të fituar janë shqiptarët. Ai gjykon se gjithashtu nga faktori politik kosovar nuk duhen vendosur kushte, pasi këtë e bëjnë humbësit.

“Në dialog me Serbinë, jemi ne më të interesuar për dialog, nuk është Serbia e interesuar. Sot u bë e qartë që pozicionet tona mes Shqipërisë dhe Rusisë janë shumë larg. Ne jemi pjesë e NATO-s, pavarësisht se disa shteteve anëtare të NATO-s, e shohin Kosovën, për arsye të ndryshme.

Ndërsa Rusia është në pozicion tjetër, që nuk e njeh Kosovën për arsye që nuk janë të lidhura me kontekstet e politikës ruse në raport me palë apo popullsi apo minoritete, por me strategji më të gjëra.

Nuk ka gabim më të madh nga faktori shqiptar, që ti ikin dialogut, të vendosin parakshte për dialogun. Këtë e bëjnë të humburit. Këtë nuk e bëjnë fituesit. Për të fituar paqen duhet ta zgjidhim këtë problem, të jemi aktiv. Në këtë kontekst, ato etiketimet idiote si tradhtar, janë shprehje e frikës.”, tha Rama nga Moska në emisionin “Real Story”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT