Një rast i dyshuar me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: Përgjigjet dalin pas 2 orësh

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha sot në një deklaratë për se janë duke e ndjekur me rigorozitet situatën e koronvirusit, dhe janë duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse paraqitet ndonjë rast të merren masat e nevojshme.
Vitia tha se Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka punuar në mënyrë intensive gjatë këtyre javëve.
“…Mundësia për paraqitur është edhe në Kosovë. Jemi duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse veç paraqitet një rast me Coronavirus të merren masa e nevojshme”, tha ai, raporton Vitia.
Ai tha se të shtunën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse janë dërguar të gjitha rekomandimet në Aeroportin e Prishtinës.
Vitia tha se aktualisht janë mjaftueshëm të përgatitur, por sipas tij, edhe Italia kishte përhapje shumë të gjerë të Coronavirusit.
Ministri bëri të ditur se në Klinikën Infektive është një rast i dyshimtë me Coronavirus dhe pas dy orësh pritet të dalin analizat.
“Unë u njoftova që është edhe një rast tjetër i dyshimtë dhe brenda dy orësh pritet të dalin rezultate”, tha Vitia.
Vitia deklaroi se deri tani janë trajtuar 3 raste të dyshuara por që rezultatet kanë dalë negative.