Naftëtarët e Ballshit presin me protesta deputetët, përplasen me Finon: Po talleni me popullin Shqiptar!

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë dalë sërish në protestë sot, kësaj here përpara prefekturës së Fierit.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte në takimin për zgjedhjen e kandidatëve për asamblenë kombëtare të qarkut të Fierit.
Punonjësit e kanë pritur me protesta Ruçin.
Mësohet se ata kanë pasur një edhe përplasje me deputetin Bashkim Finon.
‘’Ne donim t’i shprehnim shqetësimin tonë por ai na tha jam deputet i Lushnjes.
Nuk mund të na dëgjonte dy fjalë? U kemi dhënë gjithmonë votën por nuk na kanë ndihmuar asnjëherë. Ne kërkojmë të drejtat tona, kemi 5 muaj pa marrë pagën. Gjendja jonë ekonomike është shumë e keqe’’, thanë punonjësit.
Protestuesit i kanë kërkuar Finos një takim me Gramoz Ruçin.