Kurti dhe Osmani, vizitën e parë zyrtare do ta bëjnë në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani edhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë të ditur se do të bëjnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.
Pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, kryeparlamentarja Osmani tha për mediat se mori urime të përzemërta të përcjella nga Presidenti e kryeministri dhe Kuvendi i Shqipërisë.
“Pas një bashkëpunimi të gjatë kishim mundësinë që të diskutojmë për bashkëpunimin ekonomik e deri te avancimi i diplomacive ndërkombëtare”, tha Osmani.
Ajo falënderoi ambasadorin dhe tha se do t’i japin përkrahje të fortë, ndërsa bëri të ditur se vizitën e parë jashtë shteti do ta realizojë në Shqipëri.
Ndër të tjerash ambasadori i Shqipërisë foli për shkëmbimet e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve për përmirësimin e kuadrit ligjor.
“Unë jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm dhe fuqiplotë. Por jam shpresë plot për një qeveri, kuvend mund të ecim përpara”, tha ambasadori Minxhozi, raporton Express
Dje pas takimit me Minxhozin, edhe Alnin Kurti ka deklaruar se takimin e parë zyrtar do ta bëjë në Shqipëri.
Osmani në anën tjetër sot do të takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.