“Minishengeni minon dialogun Prishtinë-Beograd, i krijohet hapësirë Serbisë”

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar në lidhje me ‘Minishengenin Ballkanik’, ku thekson se Shqipëria është bërë pjesë e një garniture të panevojshme.

Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se ky ‘Minishengen’ minon dialogun Prishtinë-Beograd duke i krijuar hapësirë Serbisë.

Më tutje, ai thekson se në të gjitha pikat e marrëveshjes ka mungese transparence, si dhe çdo lëvizje e Shqipërisë pro kësaj marrëveshje është e rrezikshme.

Panariti tha:

Dalja e këtij propozimi në këtë moment dëmton rëndë dialogun Prishtinë-Beograd, dhe i krijon një hapësirë Serbisë e cila nuk është për dialog mes dy vendeve. Ne bëhemi pjesë e një garniture të panevojshme. Ka një mungesë transparence të plotë për pikat e marrëveshjes. Një qeveri e përgjegjshme, për nisma të tilla duhet të pyesë edhe parlamentin shqiptar, forcat politike. Vizita e parë që Rama duhet të bënte do duhet të ishte në Kosovë për të marrë mendimin e tyre për të planifikuar më pas veprimin e radhës. Çdo lëvizje e Shqipërisë pro kësaj marrëveshje është e rrezikshme. Kostoja e parë është për Kosovën. Serbia tashmë ka vendosur vijën e kuqe dhe nuk e njeh Kosovën duke vendosur bllokada në të gjitha nivelet. Unë mendoj që hapja e lojës në mënyrë të panevojshme nuk duhet të bëhen. Kosova nuk mund të ishte prezent, sepse nismëtarja e kësaj nisme, Serbia, nuk e njeh atë. Veprimi i Kosovës është i menduar, ndërsa i Shqipërisë është naiv, dhe i pakonsultuar.
Sa i takon gjuhës së kryeministrit, Panariti ka dy fjalë.

Ai tha:

Gjuha e kryeministrit ishte e rëndë. Në vend që të shkojmë në krah të qëndrimit dinjitoz të Kosovës, krijojmë pole që e pengojnë dhe që janë pjesë e një strategjie të mirë menduar dhe i shërbejnë vendeve për qëllimet e tyre politike. Ky proces duhet të ngrijë. Këto janë çështje delikate. Unë prisja të krijohej një debat mes forcave politike, pasi ky proces duhej analizuar për përfitimet dhe kostot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT