Derviciani mollë sherri mes Top Channel dhe TV Star News në Greqi. Sulmohet dhe gazetarja Agolli

Televizioni Top Channel dhe TV Star News në Greqi janë përplasur rreth një raporti të gazetares Ilnisa Agolli, për fshatin Dervician.

Gazetarja, e cila promovon fshatrat turistike shqiptarë, kishte theksuar se Derviciani ishte një fshat ku shqipja refuzohej.

Ndaj saj ka pasur reagime më herët nga një blogere dhe përkthyese e njohur shqiptaro- greke me origjinë nga Derviciani.

Por TV Star News i Greqisë duket se ka ashpërsuar gjuhën ndaj këtij raporti dhe ndaj gazetares në fjalë.

Disa blogje nacionaliste greke kanë kërkuar shpalljen e saj “Non grata” në Greqi.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT