Anti-terrori në gatishmëri të plotë, një tjetër iranian shpallet “non grata”

Që prej datës 3 janar, drejtoria e anti-terrorit në Policinë e Shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë QUDS Qasem Sulejman.

Mësohet se të gjithë shtetasit e huaj nga vendet e Lindjes, i nënshtrohen një intervistimi të posaçëm si dhe skanimit të gjurmëve të gishtave dhe më pas ky informacion ndahet në kohë reale me agjencitë partnere ndërkombëtare.

Po ashtu është duke u treguar kujdes me të gjithë emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër.

Burime për televizionin TCH nga autoritetet anti-terror dhe emigracionit bëjnë me dije se po bëhen gati të dëbojnë iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë.

Mësohet se Ehsan Bidi i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij.

Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak.

Katër vjet më parë Bidi dha një intervistë për gazetaren Entela Resuli te DITA e cila e plotë mund të lexohet KETU

Back to top button
LAJMET E FUNDIT