“S’më ftuan”, Kryeministria i përgjigjet Ramush Haradinajt: Kosova është e ftuar, ftesa iu dërgua Thaçit

Kryeministria i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Ramush Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e “Mini-Shengenit” që do të mbahet në Durrës.
“Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi“, njofton Kryeministria.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.
“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, iu përgjigj ai gazetarëve.