Bollino dhe Kryemadhi përplasje të fortë se “kush ka më shumë pasuri”

Një debat i ashpër ka shpërthyer në OPEN në Top Channel mes kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe pronarit të Report TV, Carlo Bollinos.
I gjithë debati nisi lidhur me pasurinë, ku Kryemadhi e akuzoi gazetarin Bollino se përfiton 10 milionë euro me koncesionet që ka marrë nga Rama.
Bollino është kundërpërgjigjur ashpër, teksa i kujtoi Kryemadhit vilën me 20 banjo në Gjirin e Lalzit dhe shkollimin e fëmijëve në Angli.
Debati Kryemadhi-Bollino
Kryemadhi: Ti merr 10 milionë euro nga Bunk’Art, sipas logjikës së Klosit për shifrat e turizmit
Bollino: Unë nuk marr aq. Po të kisha aq do çoja fëmijët në në shkollë në Angli, do shkoja në Itali. Nuk kam shtëpi luksoze me 20 banjo
Kryemadhi: Kam një shtëpi normale. E kam bërë shtëpinë me klering
Bollino: Çfarë ke ofruar? Unë ofroj reklama për TV tim. Po ti?
Kryemadhi: Unë kam ofruar shtëpinë e babait tim. Kam një pallat që ma ka dhënë lejen Edi Rama. Kam përfituar 16 mijë metra. Me këto kam paguar studimet e fëmijëve të mi
Bollino: Je familje e varfër
Kryemadhi: Jo nuk jam e varfër. Ti je mëi pasur. Ti je pasuruar me paratë e shqiptarëve, unë me të familjes time.
Kryemadhi: Jam e korruptuar se kam mbyllur gojën për koncesionin tënd
Bollino: Për çfarë?
Kryemadhi: Për shumë gjëra e kam mbyllur gojën
Bollino: Bileta kushton 3 euro. Nuk kam bërë vilë, por muze