Rama i tregon pikturat princit të Arabisë Saudite, i akuzuar për vrasjen e një gazetari

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Riad, ndërsa është pritur në një takim nga princi saudit i kurorës Muhammed Bin Salman. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama thotë se ka diskutuar me princin për disa investime të rëndësishme.

“Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë” shkruan Rama, ndërsa i ka dhuruar princit një libër me pikturat e tij.

Por, emri i princit që takoi kryeministri shqiptar është akuzuar për vrasjen e një gazetari. Bëhet fjalë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Edhe pse nuk e ka pranuar direkt krimin, Muhammed Bin Salman ka deklaruar se merr përgjegjësinë e tij, pasi vrasja është kryer nga individë që punojnë për qeverinë saudite”, tha bin Salman.

Khashoggi, një kolumnist i Washington Post, vitin e kaluar u vra brenda Konsullatës Saudite në Stamboll. Vrasja ngjalli zemërim ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara (OKB) që kërkuan një hetim ndaj rolit të princit të kurorës në kryerjen e operacionit në të cilin trupi i gazetarit u gjymtua dhe u largua nga ndërtesa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT