Vendimi për pronat në bregdetin shqiptar fshihet nga Fletorja Zyrtare, agjencia e lajmeve greke jep lajmin

Agjencia e greke e lajmeve ANA-MPA ka publikuar lajmin se se qeveria shqiptare ka fshirë nga Fletorja Zyrtare vendimin që parashikon konfiskimin e pronave që u takon minoritetit grek në Shqipëri.

‘Mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës pakicave. Mbetet për tu parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë’, shkruan agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.

Loading...

Ndërkohë artikulli mbyllet me frazën: ‘Kjo perspektivë ka si kusht respektimin e plotë të të drejtave të gjithë minoriteteve që jetojnë në Shqipëri dhe që presim të sanksionohen në ligjet zbatuese për pakicat’.

asasa (1).jpg

Loading...
Back to top button