Shtang mbrojtësi i Kombëtares: Kam dashur të përfaqësoj Greqinë, por nuk jam penduar për Shqipërinë…

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj ka folur përpara tifozëve të skuadrës ku ai po aktivizohet për momentin në Greqi, Panetolikos.

Mihaj është pyetur për një sërë çështjesh, ku madje i është bërë dhe një pyetje nëse ai dëshironte të luante me kombëtaren e Greqisë.

Loading...

Një prej fansave e ka pyetur Mihajn: “Ke deklaruar që doje të luaje me kombëtaren greke. Çfarë të bëri të ndryshoje vendimin tënd? Në momentin që ti do të luash me Greqinë, duhet të presësh për një thirrje…”

Mihaj e ka vërtetuar këtë gjë duke thënë: “Po është e vërtetë, ishte dëshira ime që në fillim, por nga ana e kombëtares greke nuk kishte një interes. Nga ana tjetër Kombëtarja shqiptare ka bërë një mund gjigand rreth një viti për të më bindur. Këtë gjë e vlerësova shumë dhe ndihem shumë mirë me këtë zgjedhje. Kam luajtur në krah të lojtarëve, që luajnë në kampionate elitare dhe kam fituar shumë nga kjo”.

Loading...
Back to top button