Haradinaj flet rreth pritshmërive në takimin e Berlinit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se nga takimi në Berlin nuk ka ndonjë parashikim për marrëveshje potenciale me Serbinë.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ku ka folur edhe për idenë e tij për një takim me kryeministrat e rajonit, duke thënë se kanë vendosur që ta shtyjnë tutje në kalendar.

Vëmendje të posaçme, Haradinaj i kushtoi takimit në Berlin, për shkak të peshës së kësaj ngjarjeje. Ai tha se do ta shfrytëzojë këtë takim për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave.

Kjo është një temë e gjerë. Është një nder që në emër të Kosovës e përfaqësojmë Kosovën në këtë takim. Është një takim me peshë dhe është mirë që ky takim do të drejtohet nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Takimi i 29 prillit është një mundësi që të ecim përpara edhe me liberalizimin e vizave“, tha tha Haradinaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT