Entuziazëm i pajustifikuar në qëndrimin zyrtar mbi Berlinin

Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelaren Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit.

Nga zyra e shtypit e Kryeministrisë  bëhet me dije se në këtë takim u diskutua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Numri një i qeverisë foli për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet në fund të muajit maj.

Nuk ka informacion zyrtar mbi përgjigjet e Merkel për këtë temë.

Vihet re se ndryshime të dukshme në deklaratat e ministrit në detyrë Cakaj dhe kryeministrit Rama mbi atë që u diskutua në Berlin për negociatat e Shqipërisë.

Cakaj foli për “mbështetje të pakufizuar” me një deklaratë entuziaste.

Kryeministria në deklaratën e vet përdori terma shumë më të përmbajtur.

Sipas analistëve, Cakaj është përdorur nga Rama për deklarata të konsumit të brendshëm politik.

Në Berlin, sipas Deutsche Welles dhe mediave gjermane, as Merkel dhe as Macron nuk kanë dhënë shenja që mund të justifikojnë entuziazmin naiv të ministrit në detyrë.

Kjo duket edhe nga qëndrimi i Zaev që ka deklaruar se jep dorëheqje në rast moshapje negociatash me Shkupin.

Sipas DW, Macron nuk donte as të flitej në Berlin për zgjerim të BE në prag të zgjedhjeve europiane të Majit.

Edhe Merkel ka qenë e rezervuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT