24-vjeçarja shqiptare triumfon, bëhet pjesë e laboratorit më të madh në botë për fizikë nukleare

Ardiana Bushi është emri i 24-vjeçares shqiptare nga Kosova, e cila është studentja e parë që bëhet pjesë e një prej laboratorëve më të mëdhenj në botë për fizikën nukleare.

E themi këtë, pasi 24-vjeçarja shqiptare është bërë pjesë e CERN-it. Ajo ka arritur të fitojë midis 1424 personave që kanë aplikuar nga e gjithë bota për të qenë pjesë e këtij laboratori.

Loading...

Bushi studion Universitetin e Prishtinës dhe vjen nga Hani i Elezit. Ajo është përzgjedhur për të marrë pjesë në “CERN Summer Students Programme” ku do të kryejë praktikën në qendrën më të madhe për hulumtime shkencore dhe një nga laboratorët më të mëdhenj në botë për fizikë të grimcave.

Gjatë një interviste ajo ka thënë:

Për mua të jem pjesë e CERN-it, dhe të vlerësohem nga një laborator me renome botërore ka qenë ëndërr imja shumëvjeçare, duke pasur parasysh se unë vijë nga një qytet i vogël siç është Hani i Elezit.”
Adrianës i është dashur të punojë shumë për të arritur këtë sukses në një moshë kaq të vogël. Ajo shprehet se gjithë përvojën që do të marrë Ardiana gjatë qëndrimit të saj në Zvicër dhe Francë, ajo do ta rikthejë në Kosovë duke kontribuar në vendlindjen e saj.

Bushi aktualisht është në prag të diplomimit në departamentin e Fizikës në FSHMN në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe gjithashtu studion shkenca kompjuterike në një kolegj privat.

Loading...
Back to top button