Mediat serbe: UEFA po e ndihmon ‘të ashtuquajturën’ Kosovë

Kjo pasi në ndeshjet ndaj Anglisë mbrëmë, tifozët malazezë bën thirrje raciste ndaj futbollistëve anglezë, veçanërisht ndaj yllit të Manchester Cityt, Raheem Sterling, përcjell Periskopi.
Kësisoji, Mali i Zi me gjasë do të dënohet një ndeshje pa tifoz, që nënkupton se ndeshja me Kosovën do të zhvillohet pa praninë e tyre.
“Malazezët pa tifozë në ndeshjen historike ndaj të së ashtuquajturës Kosovë në Podgoricë?”, shkruan në titull ‘Telegrafi’ serb.
“Nëse merren në konsideratë problemet eventuale që mund të shfaqen me një vend që nuk është i njohur, ndoshta ky është një ‘aksion preventiv’ për ta bërë punën më të lehtë”, aludon ‘Telegraf.rs’ në ‘ndihmën’ që UEFA po i jep Kosovës.