Gazetari kroat: Shqiponjën me duar e bëj nga dashuria për shqiptarët, jo për ta provokuar ndokënd
Gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec, është i ftuari i radhës në emisionin BlicInterview me Astrit Gashin që transmetohet sonte nga ora 22:00 në Klan Kosova dhe në GazetaBlic.
Ai ka folur për shumë tema që i lidhin shqiptarët me Kroacinë derisa është shprehur falënderues që ka qenë i ftuar në emisionin e GazetaBlic, ku krejt në fund ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët të cilët i quan miq të pathyeshëm të Kroacisë.
Bujanec ka uruar që miqësia mes shqiptarëve dhe kroatëve të vazhdoj edhe më tuje. Këtë e ka thënë derisa ka bërë shqiponjën dy krenare me duar, të cilën thotë se po e bënë nga dashuria e jo për ta provokuar ndokënd.
“Të faleminderit shumë. Do të më vinte mirë nëse ju do të vinit në Zagreb si mysafir në emisionin tim. E kam atë shprehinë që ta kthej të mirën”.
“Dhe kam një përshëndetje për të gjithë miqtë e mi shqiptar në shtetin e pavarur të Kosovës, në Shqipëri, në Kroaci dhe në të gjithë botën”.
“Le të mbetet miqësia mes popujve tonë dhe mes shteteve tona. Krejt për fund unë do t’i bëjë duart në këtë mënyrë shkaku i dashurisë, e jo të provokoj ndokënd, ju përshëndes të gjithëve”.
Të gjithë shikuesit e televizionit Klan Kosova sonte në ora 22:00 e kanë mundësinë të informohen rreth asaj se si mund të ndikojë ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në shtetet e rajonit?
– Përse Kroacia po e kundërshton një ide të tillë?
– Cila është gjeneza e lidhjes emocionale ndërmjet kroatëve dhe shqiptarëve?
– A është armiku i përbashkët pika ku puqen dy popujt?
– Përse kroatët nuk erdhën të luftojnë për çlirimin e Kosovës?
– Si i trajtoi Kroacia, çlirimtarët kosovarë dhe si u ballafaqua ky shtet me krimet e luftës?/ZgjohuShqiptar.info