Do t’i çonte në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka ndalohet në kufi me 20 libra anti-shqiptarë

Shefi i departamentit të gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka është ndaluar mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po vinte nga Greqia.Atij iu gjetën 100 libra, nga të cilat 20 prej tyre ishin me përmbajtje historike për Vorio-epirin. Mësohet se këto libra kishin si destinacion, Universitetin e Gjirokastrës.Siç raporton Fax News, materialet në ngarkim të Barkës, do ti kalojnë Prokurorisë. Ndërkohë policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, duke mos raportuar as sekuestrimin e librave dhe as ndalimin e Barkës.Panajot Barka është përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri. Ai është akuzuar shpesh si antishpitar.Në deklaratën e tij të fundit përsa i përket ngjarjeve të Bularatit, Barka u shpreh se nuk kishte asgjë antishqiptare, pasvarësisht se u dëgjuan thirrjen në kor ‘Vritini shqiptarët’, ‘Digjini shqiptarët’./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT