“U kry”/ U gjobitën nga FIFA, grumbullohet shuma në nder të Xhakës dhe Shaqirit

Ka përfunduar iniciativa për mbledhur paratë për të paguar gjobën ndaj Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit.Me iniciativën e nisur nga Rilind Reka dhe Drin Zatriqi ka përfunduar donacioni ku janë tubuar 25, 124 dollarë.Organizatorët kanë bërë thirrje që të ndalen donacionet, pasi është grumbulluar shuma e nevojshme e parave.Nisma u ndërmor për të ndihmuar dy futbollistët shqiptarë që luajnë me kombëtaren e Zvicrës, pas gjobës që morën nga FIFA, për festimin e golave respektivë ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës.Sot, Rama ka publikuar në Facebook se nisma ka përfunduar me sukses.“U kry, faleminderit të gjithëve,” shkruan Edi Rama bashkangjitur fotos me nismën “Mos kini frikë nga Shqiponja”.Donacionet janë bërë në llogarinë e hapur në “gofundsme”.Tani pritet që Federata e Futbollit të Zvicrës të jep një përgjigje se a do ta pranojë këtë donacion, apo këto para do të shpenzohen për aktivitete bamirësie, ashtu siç ishte planifikuar, në rast se nuk i pranojnë paratë për të shlyer gjobën e dhënë nga FIFA me para ndaj tre përfaqësuesve të Zvicrës./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT