Dule bëhet “i gjallë”, akuzon Ramën për marrëdhënie jo të mira Shqipëri – Greqi
Deputeti që përfaqëson minoritarët grekë në Shqipëri, Vangjel Dule është bërë i gjallë pas një heshtje të gjatë.
Ai ka zgjedhur të komentojë marrëveshjen që Shqipëria dhe Greqia kanë arritur për të zgjidhur një sërë çështjesh të lëna pezull mes dy vendeve ku spikat ajo e kufirit detar.
Ndërkohë që dy vendet janë futur në një fazë bashkëpunimi nga ku pritet të ketë rezultate tejet positive, Dule zgjedh t’i hedhë “benzinë zjarrit”.
Ai fajëson Ramën se në këto 5 vite ka mundësuar ngërçin mes dy shteteve.
“Greqia dhe Shqipëria janë të vonuara në arritjen e marrëveshjes. Në këto 5 vitet e fundit janë bërë hapa pas në marrëdhëniet me fqinjët tanë, të cilët kanë kosto jo të vogël. Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohë të gjatë, sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe të tashmen. Rama nuk mund të mbajë peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë, vendi që është strumbullari i politikave euroatlantike të Evropës Juglindore, shprehet Dule.
Mirëpo Dule harron se një mjaft raste ka qenë vetë ai që ka bërë ç’është e mundur për të përkeqësuar raportet mes dy vendve.
Kujtojmë rastin kur zbatimin e projektit të Rilindjes Urbane në Himarë, Dule e shiste te grekët si sulm i Ramës ndaj minoritetit grek./ZgjohuShqiptar.info