Reuters: Kishat e rrënuara të Shqipërisë mund të kthehen në “magnet” për turistët nëse restaurohen

Shumë kisha ortodokse në Shqipëri janë kthyer në rrënoja.Ekspertët thonë se, nëse ato rikonstruktohen, mund të kthehen në atraksione turistike.Qeveria dhe vetë kishat ortodokse kanë nisur restaurimin e disa strukturave në jug të vendit, të cilat datojnë që nga periudha bizantine.Ato janë të vendosura kryesisht në zona piktoreske dhe janë dëshmi e ndryshimeve që kanë ndodhur në politikën shqiptare gjatë shekullit të fundit.Shqipëria u bë shtet i pavarur pas Luftës së Parë Botërore, pas një periudhe të gjatë pushtimi nga Perandoria Osmane.Ajo përqafoi komunizmin pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas demokracinë në vitin 1990.Sot aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.Kisha postbizantine e Shën Anasatasit në Leshnicë është shembulli më i mirë.Afresket e saj kanë dalë në dritë kohët e fundit.Muret e saj janë mbuluar me një veshje plastike për mbrotjej, ndërsa pjesë të afreskeve janë grumbulluar në njërën anë.Jorgo Sheka thotë se vepra është ruajtur edhe gjatë komunizmit, pavarësisht vijës së ashpër staliniste që ndiqej në atë kohë.“Askush tjetër nuk ngriti gishtin, por Enver Hoxha kujdesej për të”, tha ai, duke shtuar se ata që pasuan në krye të shtetit e neglizhuan mirëmbajtjen e klishës.Enver Hoxha i ndaloi të gjitha besimet fetare në vitet ’60, shkatërroi shumë kisha e xhami, por disa prej tyre i kurseu për hir të artit që mbanin brenda.Më shumë se 60% e shqiptarëve janë myslimanë, ndërsa pjesa tjetër të krishterë.Kisha e Leshnicës është e zbukuruar me pikturat e shenjtorëve me areola të arta dhe skena biblike në blu te errët dhe të kuqe.Shën Athanasi daton në vitin 1797, por afresket në të sugjerojnë se është më e vjetër.Reuters -TemA TV/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button