Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Lulzim të kam thënë para Metës…”, Rama zbulon bisedën ‘sekrete’ tek Këshilli i Sigurisë

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Lulzim Bashës që të heqë dorë nga “opozita e llojit skarco”, ndërsa ripërsëriti se për testet vendosin ekspertët dhe jo qeveria.

Rama zbuloi edhe bisedën sekrete në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me Bashën dhe Metën.

Për PD, nuk është kohë për opozitë të llojit skarco, të atij llojit të përpara fillimit të luftës apo që unë fshihem pas komitetit të ekspertëve.

Kush është PD që mendoka për testet, është ndonjë institucion i certifikuar, as tabelën e shumëzimit nuk e dinë saktë, si mund të shani ata që punojnë vërtet. Unë them ca më thonë ekspertët. Do ti apo s’do ti!

Nuk është koha që të tregoni sa pak dini, por për të koordinuar së bashku, Lulzim së bashku të kam thënë para të gjithëve, edhe para Metës, pyesni për çdo gjë që keni shqetësim. Dhe nëse nuk e njohim atë që propozoni ju mund të dilni ti thoni publikut atë që doni”, tha Rama.

Debati për testet ka futur në një kurs përplasje opozitën me qeverinë. Basha kërkon shtimin e numrit të testeve, ndërsa Rama tha se për këtë vendosin ekspertët dhe jo qeveria.

Back to top button