Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Vatikan, njoftojnë medie nga Beogradi.

Sekretari shtetëror i Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin e ka njoftuar shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçqi se Vatikani me vëmendje të veçantë e përcjell zhvillimin e situatës në Ballkan dhe në këtë kontekst edhe dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. 
Daçiq e Parolini kanë folur edhe për çështjen e Kosovës ndërsa ministri serb e ka njohur atë me aktualitetet e negociatave Beograd – Prishtinë.Sipas raportimeve të medieve të Beogradit, Daçiq edhe një herë ia ka transmetuar falënderimet sekretarit Parolin për Vatikanin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button