”Alo, jam Edi, ruhuni nga mediat”! Kryeministri mesazh të koduar për të kyçur gojën e gazetarëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë ditën e sotme një mesazh zanor ku në fokus të tij duket ashiqare një ‘tentativë’ e tij për të presionuar gazetarët.
Siç edhe e kemi thënë kjo në fakt nuk është një gjë e re dhe as tentativa e parë e kryeministrit. Ai tashmë përgjatë gjithë kohës së qeverisjes së tij ka mbajtur një marrëdhënie mjaft të tensionuar me median.
Tension çka kulmoi edhe në ndërmarrjen e një pakete ligjore të njohur si ‘Paketa Antishpifje’ e cila ishte dukshëm tentativa e rradhës për t’u kyçur gojën të gjithë gazetarëve.
Tashmë duke nisur nga sot e nuk dihet se deri kur të gjithë qyteraët para se të bëjnë një telefonate do të duhet të dëgjojnë zërin e Kryeministrit, dhe po ashtu edhe presionin drejtuar medias.
Kjo synon dukshëm që t’i bëjë mediat të pabesueshme në sytë e opinionit, dhe nga ana tjetër ta shfaqë Kryeministri si mbrojtësin kryesor të së vërtetës dhe si të vërtetën e vetme që qytetarët duhet të dëgjojnë.(SHQIP)