“Po ruhemi nga Covidi, po shtojmë rastet e vdekjeve nga tumoret”

Kirurgia Lindita Shosha është e shqetësuar, sepse përpos koronavirusit të ri në vendin tonë, ajo tregon se janë shtuar shumë rastet me tumor, të specifikave të ndryshme.

Doktorja e shkencave Shosha ka ngritur alarmin se është i konsiderueshëm numri i personave me tumor që po humbin jetën, sepse pacientët shkojnë në spital në stadet e fundit të sëmundjes.

Ajo tregon për “Si” se nga konsultat urgjente dhe të rasteve të rënda që janë kryer këto dy muajt e fundit dhe që pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për evitimin e

Lindita Shosha

konsultave rutinë, mjekja ka vënë re një shtim të rasteve.

“Jemi fokusuar dhe u jemi përgjigjur urgjencave kirurgjikale , rasteve onkologjike dhe situatave klinike te rënda që nuk presin dhe kërkojnë vlerësim në kohë për të diagnostikuar sëmundje që rrezikojnë jetën e pacienteve,” shprehet mjekja.

Ndërkohë, në shërbimin e përgjithshëm onkologjik në QSUT, mjekët thonë se ka pasur një pakësim të vizitave, gjë kjo në kundërshtim me alarmin e proktologes Linidta.

Doktoreshë Shosha shprehet se nga diskutimet me koleget brenda strukturës dhe rastet që vijnë për diagnostikim në imazherinë e avancuar, ku vlerësohen e bëhet stadifikimi real i patologjive tumorale është vënë re se më dominanti ndër tumoret është kanceri i traktit digjestetiv me forma shumë agresive dhe metastatike, duke filluar me tumor krukenberg, gastrik adenokarcinoma, tumore të duodenit, e më pas tumori i gjoksit, karcinomatoza limfangitike (PCL) e të tjera.

Mjekja shton se pacientët kanë arritur në spital në gjendje shumë të rënduar.

“Të paktën rastet që kam konsultuar personalisht , që kam kompletuar me egzaminime dhe diagnostikë imazherike, biopsi, bilance biokimike, kanë qenë raste tumorale agresive me prekje multiorganike, shumë të avancuara , të pamundura për t’ju nënshtruar interventeve kirurgjikale kurative jo e jo, po as paliative”, thekson Shosha.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT