“Do t’ju shterojë ujin”, Berisha reagon pas “kërcënimeve” të Vuçiçit për Kosovën: I planifikon nga imagjinata e tij e sëmurë dhe urrejtja që ka për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç sa i përket ndryshimit të rrjedhës së Lumit Ibër, duke i cilësuar ato si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Sipas ish-kryeministrit këto deklarata të bëra nga presidenti serb, të cili i është referuar si “padroni i Edi Ramës”, përbëjnë një sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin.

“Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj.”, shkruan Berisha, duke theksuar më tej se forca politike që ai drejton dënon me forcë këto kërcënime të ardhura nga Beogradi të cilat sipas tij janë akte destabilizuese për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Reagimi i Berishës:

Do t’ju shterojë ujin!

Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj.

Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT