Drashkoviç: “Në Evropën e Bashkuar as kufi, as doganë me Kosovën”

BEOGRAD – Lideri i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe, (SPO) Vuk Drashkoviç, me siguri është politikani i vetëm serb nga i cili sot mund të dëgjohen histori për bashkëjetesën dhe unifikuesit ballkanikë, përkundrejt tregimeve për urrejtjen reciproke, të cilat sforcohen në të gjitha ish-republikat jugosllave në njëzet vitet e fundit.

Në një intervistë për gazetën “Blic”, Drashkoviç thotë se “ish-republikat e RSFJ do të bashkëpunojnë më nga afër brenda shteteve të bashkuara evropiane”. Në vërejtjen se rrezikon të shpallet utopist, sepse flet për fshirjen e kufijve në momentin kur Serbia bisedon për vendosjen e tyre me Kosovën, Drashkoviç konstaton “çfarë kufiri a dogane me Kosovën?!”. “Hyn Serbia në BE, kurse ndonjë vit më vonë hyn edhe Kosova. Ajo që është ngritur si mur dhe një palë e quajnë kufi, e të tjerët vendkalim, thjesht do të hiqet. Kjo nuk do të jetë”, citon Qik-u pohimet e Drashkoviçit në intervistën dhënë ‘Blic’-it.

Ai thekson se një popull e ka paguar shtrenjt projektin ‘e marrë’ për Serbinë e madhe. “Kemi pasur Serbinë e madhe, kroatët kanë pasur Kroacinë e madhe, boshnjakët Bosnjën e madhe, maqedonasit Maqedoninë më të madhe të mundshme, sllovenët Slloveninë më të madhe të mundshme, po në Jugosllavi. Por kjo nuk ekziston, por do të jenë shtetet e bashkuara evropiane dhe në to do të ndodhë bashkimi i popujve, por edhe bashkimi kombëtar në tërë hapësirën e Evropës. Por për fat të keq këto nuk janë tema të parlamentit tonë. Me to nuk merret elita jonë intelektuale, por ajo BE-në e imagjinon si një teze, e cila rri ulur pranë Babadimrit dhe ndan dhurata. Dhurata po, rregulla dhe sistem të vlerave jo. Por kështu nuk bën”, tha Drashkoviç.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT