Shitja e “Albpetrol”-it, rusët e serbët kërkojnë shtyrjen e tenderit
| Mediat Ruse |
TIRANË -Tenderi për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” pritet të shtyhet në shtator. Mediet ruse ka ditë që po komentojnë synimin e filialit rus-serb NIS të gjigantit të “Gazprom”-it për naftën “Gazprom neft” për blerjen e kompanisë shqiptare 100 për qind në pronësi të shtetit “Albpetrol”. Fillimisht shtypi ekonomik i Moskës i është referuar shtypit shqiptar. Por në numrin e 18 korrikut gazeta më autoritare ruse e biznesit “Vedomosti” ka kontaktuar zyrtarin e lartë të Ministrisë shqiptare të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës , Genti Minarolli, i cili bëri të ditur se ministria ka pranuar ofertat deri më 26 korrik, por ky afat do të shtyhet deri në shtator – me kërkesa të aplikuesve. Deri tani janë 12 të tillë, shtoi zyrtari, mes tyre kompani nga SHBA, Turqia, Kanadaja, Republika Çeke, Kina dhe vetë Shqipëria, vë në dukje Minarolli. Po kështu, ky i fundit ka deklaruar se aplikimi për pjesëmarrje në tenderin e ardhshëm është marrë nga holldingu rus-serb i naftës NIS. “Vedomosti” shkruan se “tani rusët po diskutojnë me autoritetet e Shqipërisë për ndërtimin e kapaciteteve të reja përpunuese – afër portit të Durrësit, një nga më të mëdhenjtë në Adriatik”. Ministri i ri Edmond Haxhinasto mund të plotësojë ëndrrën e Beogradit dhe për dalje tokësore në det nëpërmjet Shqipërisë. Është më se evidente se për “Gazprom neft”-in ky është projekt dhe sipërmarrje me risk, konstaton analisti i “Nomos-bank” Denis Borisov: “Por blerja e këtyre aktiveve është trend i përgjithshëm për kompanitë e naftës, projektet interesante dhe të gatshme kushtojnë shumë shtrenjtë”, shkruan “Vedomosti”. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e ardhshëm të shtypur të gazetës. (zgjohushqiptar.com)
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.