Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kryeministri: Nuk ka shans të rrëzoni me molotov qeverinë legjitime

Shefi i qeverisë, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ka thënë se kërkesa e opozitës për të rrëzuar një qeveri legjitime është një gjë që s’ka ndodhur në asnjë vend të botës.

Rama ka thënë se synimi i opozitës është të shkatërrohet themeli i Kushtetutës dhe procesi zgjedhor.

Kreu i qeverisë deklaroi se synimi është të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, procesi zgjedhor, për të konfirmuar se “o ne pushtet, o këtu vetëm qamet”.

Rama më tej deklaroi se nuk goditet qeveria as nga 7 orë as nga 700 orë kapsolla.

“Nuk goditet qeveria as nga 7 orë as nga 70 orë as nga 700 orë dhe as nga 7 mijë orë kapsolla, molotov lëndëve të paligjshme por goditet përvec policisë së shtetit që u rrezikohet jeta, goditet Shqipëria. Nuk ka shans teorik që të rrëzosh një qeveri legjitime e dalë nga zgjedhjet ku ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forca. nuk ka shans nuk ndodh nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu”, tha Rama.

Back to top button