Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Richard Grenell ka reaguar pas përfshirjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në listën e “OncoDaily” krahas 100 grave më me ndikim në onkologji për vitin 2026.
Në një postim në rrjetet sociale, Grenell e përgëzoi Salën për përzgjedhjen, duke vlerësuar eksperiencën dhe punën e saj në fushën e onkologjisë.
Pistimi i Grenell:
“Urime Evis!
Dhe urime popullit shqiptar, që është me fat që e ka atë ministre të Shëndetësisë.
Ajo është një lidere botërore në fushën e onkologjisë dhe po bën diferencën për ata luftëtarë që përballen me kancerin”.
Reagimi vjen një ditë pasi “OncoDaily” publikoi emrat e parë të listës “100 Influential Women in Oncology 2026”, ku Sala është përfshirë mes dhjetë emrave të parë të prezantuar.
