Goranët dhe terbeshët janë shqiptarë
Nga Fahri Xharra – Një shpjegim për dashamirët e të vërtetës sonë!Sipas studimeve na del që goranët dhe torbeshët janë shqiptarë të vërtetë, albanë të kohës. E gjithë kjo ka ndodhur me përhapjen e dhunshme të ortodoksisë nga Perandoria Bullgare shek. i 11-të, në tokat tona. Shikoni hartën, ata lageshin në 4 detëra.Më të padëgjueshmit në konvertim ishin edhe “goranët”, që jetonin larg në male dhe terbeshët që ishin lloj i nomadëve. Torbashi, nga bullgarishtja ”njerëz me çanta në krah”, pra vazhdimisht në lëvizje. por të papërkulur ndaj bullgarëve.Shikoni, historia jonë është e manipuluar keq.Edhe një gjë, të gjitha toponimet në sllavisht në të gjitha tokat tona janë nga koha e Perandorisë Bullgare, e cila mbi ne ka zgjatur gati 200 vjet. Serbët në atë kohë as kanë ekzistuar (f.xh).Një rikujtim për Iliaz Kurteshin.
Iliaz Kurteshi ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik.Iliaz Kurteshi ka qenë bartës i shumë posteve më të larta në Kosovë dhe në federatën Jugosllave. Ishte kryetari i parë dhe i vetëm i Kuvendit të Jugosllavisë nga radhët e shqiptarëve.Me vendimin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës, e cila në prag të bombardimeve të NATO-s ka nënshkruar në Paris Marrëveshjen e Rambujesë. Pra ishte vdekja e një “komunsti goran”, i cili i dinte rrënjët e tija shqiptare dhe të cilat nuk i mohonte kurrë. Më sipër e lexuat veprimtarinë e tij si “ish-komunist“.Por më e rëndësishmja e tij ishte bashkë-hartues i Kushtetutës së vitit 1974; Kushtetutë e cila ishte edhe bazë e një lufte të drejtë të UCK-së dhe një arsyetim i madh i forcave aleate të NATO-s në sulm kundër Serbisë. Ishte ai i cili i bindi të gjithë “goranët” dhe “terbeshët” të shkollohen shqip, të flasin shqip dhe të mendojnë shqip; pa dhunë shtetërore dhe persekutime. Iliaz Kurteshi e dinte historinë e kombit të tij. E për ne sot, që goranët dhe terbeshët e Kosovës mësojnë serbisht sipas plan-programeve të Serbisë dua të japë një sqarim të vlershëm. Goranët dhe terbeshët ishin iliro-shqiptarë, të cilët nuk e pranonin fenë Bizantit dhe u detyruan të ikin maleve (gora-mali), por ardhja e Perandorisë Bullgare e fillimshekullit të 11-të i zuri pra, në male. Bullgarët na i ndërruan toponimet, hidronimet, omonimet dhe normalisht që edhe goranëve iu mbet emri të cilin duhej ta mbanin me ose pa hir. Ardhja e turkut, vetëm se e vërtetoi urdhrin Bizantin të Stambollit dhe ata ndërruan fe, por mbeten “goran“ me një sllavishte të dobët. (Ishte luftë e tyre për mbijetesë).Terbeshët ose torbashët, një pjesë e një populli vendas iliro-shqiptar, që mbetën pa plëng e shtëpi e ndjekan mbijetesën me “torbat“ (strajcat) e tyre si nomadë, nëpër tokat e veta. Pra një meritë e madhe e një “ish-komunisti” të Kosovës ishte edhe:
Iliaz Kurteshi ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit, dhe kur goranët dhe terbeshët nxinin shqip në shkollat fillore e më tutje.Sot, në shtetin tonë, goranët dhe terbeshët e nxënë gjuhën e parë të tyre në serbisht, kurse në Shqipëri hapen shkolla serbe me leje të qeverisë së kalbur shqiptare./ZgjohuShqiptar.info