Ministria e Shëndetësisë e shqetësuar për rastet e reja: Qytetarët të jenë të përgjegjshëm, shmangni…

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin për shtimin të infektuarve me COVID-19 në vend, ku në 24 orët e fundit janë infektuar 21 persona.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale”
Sipas MSH, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 221 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 70 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste