Marrëveshja e detit me Greqinë, Athina shfaq hapur ambiciet e saj
Greqia nuk ka hequr dorë nga synimet e saj në detin Jon.
Ministri i Jashtëm alternativ, Jorgos Katrugalos, në një intervistë për portalin News 24/7, është shprehur se Greqia do të shpallë zgjerimin me 12 milje të ujërave territorialë.
Më tej ai ka komentuar edhe ftohjen e marrëdhënëieve mes dy vendeve, pas vrasjes së Kostandinos Kacifas.
Katrugalos tha:
Përafrimi ynë me Shqipërinë kishte avancuar jashtëzakonisht shumë, në gjithë çështjet për të cilat po negociohej. Dhe aty ku prisnim që të kishim kurorëzimin e asaj ecurie të mirë, në kremtimin e 28 Tetorit, patëm ngjarjen shumë të trishtë me Kacifasin. Që nga ai moment, për arsye që për mendimin tim, më shumë lidhen skenën politike të brendshme, kishim ftohjen e klimës që ndërkaq besoj se është krejtësisht e riparueshme. Përpjekja jonë është pikërisht që ta rikthejmë nivelin e negociatave aty ku ishte dhe të avancojmë për zgjidhjen përfundimtare të problemeve.
Ministri grek ka përsëritur edhe njëherë mbështetje e Greqisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por me kush që të respektohen të drejtat e minoritetit grek.
Katrugalos u shpreh:
Kjo për Shqipërinë nuk do të thotë vetëm ndryshime në shtetin e së drejtës, do të thotë edhe mbrojtje e minoritetit tonë. Rrjedhimisht, fenomene si të kohëve të fundit, që në fakt janë shtetëzime të pronave të minoritarëve në zonën e Himarës, janë gjëra që vendi fqinj duhet t’i rishikojë.
/ZgjohuShqiptar.info