Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Një person ka vdekur dhe qindra të tjerë janë sëmurë në Britani nga helmimi ushqimor me salmonelë, në një shpërthim që ekspertët thonë se lidhet me ngrënien e ushqimit të bërë me vezë të importuara.

Autoriteti i Sigurisë Shëndetësore i Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një hetim për 207 raste të regjistruara vitin e kaluar, shumica e të cilave janë regjistruar javët e fundit.

Shumica dërrmuese e rasteve (199 nga 207) janë regjistruar në Angli, duke përfshirë 47 në Londër dhe 38 në Yorkshire dhe Humber.

Më shumë se një e treta e të infektuarve, përfshirë foshnje dhe njerëz deri në 90 vjeç , kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa dy prej tyre kanë zhvilluar sepse (infeksione) të rënda. Shumica e pacientëve shërohen pa trajtim, thekson BBC.

Simptomat përfshijnë dhimbje stomaku, diarre, të vjella ose ethe që zakonisht shfaqen midis 12 dhe 72 orëve pas infeksionit.

Salmonela mund të gjendet në mish ose shpendë të gjallë ose të pagatuar mirë, si dhe në vezë. Përgatitja dhe gatimi i duhur i ushqimit mund të parandalojë infeksionin, ashtu si edhe larja e duarve pas përdorimit të tualetit dhe para se të prekni ushqimin.

Çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar ka mijëra raste të helmimit nga ushqimi , të shkaktuara nga shumë lloje të ndryshme të salmonelës. Megjithatë, është më e rrallë të shohësh një shpërthim të lidhur me një lloj specifik të bakterit që prek shumë njerëz në të njëjtën kohë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT