Prindërit këmbëngulnin mos ta denonconin, Refit Buzi kërcënonte ish-partneren dhe vëllanë e saj me foto n*do: Nuk ta lë motrën rehat (DOSJA)

Vrasja e çiftit  Kosta (Arben) dhe Belere Plaka nga ish-dhëndri i tyre, ngjarje e ndodhur para një muaj në Vidhisht të Roskovecit, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pasi kërcënime të tjera kanë dalë në pah. Mësohet se përveç ish-të fejuarës së tij, autori i ngjarjes i cili kreu vetëvrasje Refit (Nertil) Buzi, kishte kërcënuar dhe vëllanë e Rozalinda Plakës.

Në denoncimet e bëra te blutë e vendit, Rozalinda paralajmëronte një situatë të rëndë dhe se ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, e kërcënonte seriozisht se do e vriste.

“…do të vras nëse ndahesh prej meje…” dhe “…nuk ke për të jetuar asnjë ditë e qetë nëse të shoh me dikë tjetër…” thuhet nga dosja hetimor e vrasjes që tronditi mbarë vendin.

Referuar një pjese të dosjes së siguruar nga gazetari Elton Qyni mësohet se Refit Buzi, ka tentuar t’a dërgojë me forcë dhe me kërcënime në hotel. Pasi i ka treguar për ngjarjen vëllait të saj, sipas denoncimit, Refit Buzi, e ka kërcënuar edhe atë me fjalët: “…nuk do t’a lë motrën rehat…”.

Pjesë nga dosja hetimore:

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, më 17 Nëntor 2025 Rozalinda Plaka denoncoi rreth orës 19:00, se Bulevardin “Bajram Curri”, dhe kërkonte ndihmën e policisë pasi ishte kanosur me armë nga ish-i dashuri i saj, Refit Buzi.

Policia e ka vlerësuar menjëherë denoncimin dhe ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë, Refit Buzin. Por në momentin e arrestimit ky person u ka deklaruar policëve se bëhet fjalë për një pistoletë lodër. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në autostradën Tiranë – Elbasan, në dalje të tunelit, pranë daljes së parë, është gjetur një send plastik i dëmtuar dhe i çmontuar, në dukje armë.

Lidhur hetimet për ngjarjen, është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe në kallëzimin e saj, Rozalinda Plaka ka deklaruar se ish i fejuari i saj, Refit Buzi, e përndjek dhe e kërcënon vazhdimisht, duke i krijuar një gjendje ankthi, pasigurie dhe frike. Po ashtu, Plaka ka kallëzuar asokohe se dy muaj më parë ky person ka hapur një adresë fallco me fotot e tyre dhe e ka kërcënuar që ta kontaktonte ndryshe do t’a degjeneronte.

Ka pranuar që të takoheshin dhe kur janë takuar ai e ka futur në makinë duke e kërcënuar me fjalët: “…do të vras nëse ndahesh prej meje…” dhe “…nuk ke për të jetuar asnjë ditë e qetë nëse të shoh me dikë tjetër…”.

Gjithashtu, ka tentuar t’a dërgojë me forcë dhe me kërcënime në hotel. Pasi i ka treguar për ngjarjen të vëllait të saj, Refit Buzi e ka kërcënuar edhe atë me fjalët “..nuk do t’a lë motrën rehat…”. Në vijim, Refit Buzi, i ka dërguar video intime shoqëruar me kërcënimin se do t’i publikonte në rrjetet sociale. Çdo ditë i dërgon mesazhe ofenduese dhe kërcënuese, duke e bërë të ndihet e pasigurtë për jetën e saj.

Ndërkohë në datë 16 Nëntor 2025, ndërsa ka qenë duke pirë kafe së bashku me kunatën e saj në lokalin ku punon dhe i vëllai, aty ka shkuar dhe Refit Buzi, i cili me ton kërcënues i ka thënë: “…nëse nuk vjen të më takosh do bëj ekstremin në lokal…”.

I vëllai i saj i ka kërkuar që të largohet, por ai në prani të tij e ka kërcënuar se nuk do të kishte asnjë ditë të qetë dhe nëse do t’a denonconte kur të dilte nga burgu do t’a vriste. Për situatën e krijuar Rozalinda, ka njoftuar dhe familjarët e Refit Buzit, të cilët i kanë thënë se nuk kishin dijeni që ai ishte në Tiranë, pasi prej gati 15 ditësh u kishte thënë se shkonte në Kosovë. Ato i kanë kërkuar që të mos bënte denoncim pasi do të flisnin me të që të mos e bezdiste më. Pas këtij komunikimi me familjarët e Refit Buzit, ky i fundit e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar me fotot nudo që do t’i publikonte në internet.

Më 17 nëntor 2025, rreth orës 10:30 tek hyrja e pallatit ka konstatuar ish të fejuarin, Refit Buzi, i cili e kapi prej krahu atë i kërkon kunatës së saj të largohej pasi kishte diçka për të sqaruar. Kur ai e ka tërhequr, tek beli i tij ka konstatuar një armë. Ka ndjerë frikë pasi më pare ai e kishte kërcënuar që do t’a shkrepte.

Ndërkohë i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Refit Buzi, ka deklaruar se ka kërkuar të takohet me ish të fejuarën, për t’i kërkuar, një shpjegim për arsyen e ndarjes pasi kishin qenë tetë vite bashkë.

Për këtë moment është pyetur dhe në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, edhe kunata K.K, e cila ka deklaruar se më 17 nëntor 2025 tek hyrja e pallatit kanë parë Refit Buzin, i cili i drejtohet kunatës së saj me fjalët: “…për kokë të Malos do t’a shkrep….”.

Më pas Refit Buzi, e ka tërhequr kunatën e saj për nga krahu, ndërsa ajo bërtiste dhe qante, dhe i thonte: “…do flasim qetësisht, mos bërtit se ka njerëz dhe po na shikojnë, do t’a shkrep armën…”.

Për këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe i vëllai i Rosalindës i cili ka deklaruar se motra e tij njihej prej 8 vitesh me Refit Buzin, i cili para një viti është kthyer në Shqipëri. E motra i kishte thënë që e kërcënonte nëpërmjet telefonit që mos të ndaheshin dhe se e shantazhonte me publikimin në internet të videove intime.

Më 16 nëntor 2025 atë e ka marrë në telefon Refit Buzi dhe i ka kërkuar të takoheshin. Në rast se nuk do të shkonte ai do të vriste veten. Kur janë takuar e ka parë që nuk ishte mirë mendërisht dhe i ka thënë që të shkonte tek shtëpia e prindërve në Fier për t’u qetësuar. Ndërsa më datë 17 nëntor 2025 e motra e ka marrë në telefon dhe i ka treguar për ngjarjen. Lidhur me këtë ngjarje policia dhe prokuroria e Tiranës kanë ngritur 2 akuza për Refit Buzin si “Përndjekja” dhe “Kanosja”.

Prokurori i çështjes e ka cilësuar Buzin si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi veprën penale për të cilën ai dyshohet paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Pavarësisht akuzave të ngritura ndaj tij, sot e kësaj dite mbetet e paqartë se si Refit Buzi arriti t’i shpëtonte drejtësisë, duke dalë lirisht e duke vijuar me kërcënime të tjera ndaj Rozalinda Plakës, derisa situata mes tyre mori përmasa të tjera, aq sa e gjitha u mbyll me 3 vrasje që shokuan mbarë vendin.

Pasi vrau ish-vjehrrin në derë të shtëpisë së tij, Refit Buzi qëlloi me armë dhe ish-vjehrrën e cila pas disa orësh në luftë me jetën dha frymën e fundit në spitalin e Traumës. Ngjarja u përshkallëzua akoma më shumë, pasi pas më shumë se 5 orësh arrati, ku qëndroi i mbyllur në makinën e tij, pasi dorëzoi ish-partneren e tij te Policia, Refit Buzi kreu vetëvrasje, ndërsa fjalët e tij të fundit kanë qenë se atij i kishin marrë më shumë se 700 mijë paund.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT