Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Kjo që shihni në pamje është makina e përdorur nga dy turistët turq, për transportimin e 29-vjeçarit Sokrat Vata pas vrasjes së turistit franko-portugez te ‘Principotes’ në plazhin e Ksamilit sot.

Sokrat Vata ishte i fshehur në bagazhin e makinës me targa të huaja, ndërsa u arrestua nga policia në Levan.

Dy turqit, një 31-vjeçare dhe një 38-vjeçar, të cilët u arrestuan nga Policia, synonin të sillnin Vatën drejt Tiranës. Tashmë ata mësohet se janë arrestuar për ndihmë dhe përkrahje të autorit të krimit.

“Report Tv” ka publikuar edhe pamje të mjetit të dy turqve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT