Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i akordoi miliarderit dhe themeluesit të SpaceX, Elon Musk, një nga dekoratat më të larta shtetërore të Ukrainës, “Urdhrin e Lirisë”.

Vendimi vjen në mesin e një marrëdhënieje të ndërlikuar mes Muskut dhe Kievit, e cila ndër vite është shoqëruar me përplasje publike, mosmarrëveshje mbi përdorimin e teknologjisë Starlink dhe kritika të drejtpërdrejta ndaj vetë Zelenskyt.

Megjithatë, dekreti i publikuar nga Presidenca ukrainase është i mbushur me lëvdata për Musk, të cilin e vlerëson për “merita të jashtëzakonshme personale në mbrojtjen e jetës dhe lirisë së njerëzve”, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në qendër të këtij vlerësimi qëndron Starlink, sistemi satelitor i SpaceX, i cili është kthyer në element jetik për komunikimin e ukrainasve që nga ditët e para të pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Pas shkatërrimit të një pjese të konsiderueshme të infrastrukturës së komunikimit, Starlink nisi të përdorej nga civilët, institucionet shtetërore dhe ushtria ukrainase.

Me kalimin e kohës, dhjetëra mijëra terminale u integruan edhe në operacionet ushtarake dhe në përdorimin e dronëve. Megjithatë, marrëdhënia mes Musk dhe Ukrainës nuk ka qenë e qetë. Musk ka kundërshtuar vazhdimisht përdorimin e Starlink për sulme me rreze të gjatë ndaj objektivave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT