E rëndë në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët! Policia nis hetimet, dyshohet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (26 gusht) në liqenin e Komanit, ku një i ri nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën pasi u mbyt teksa po lahej.
Burime policore thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
“Mësohet se shtetasi kosovar me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, ka qenë në liqen së bashku me disa shokë. Ai ka hyrë në ujë për t’u larë, por dyshohet se është mbytur”, njofton policia paraprakisht.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin si dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.