VIDEO/ Rëndohet bilanci i viktimave nga katastrofa natyrore në Nepal, të paktën 95 të vdekur! Shikoni pamjet tronditëse, shumë të zhdukur

Thellohet bilanci i viktimave pas katastrofës natyrore në Nepal.
Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin aziatik, sipas të dhënave të raportuara nga gazeta lokale The Kathmandu Post.
Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Kryeministrit të Nepalit, trupat e 95 viktimave janë nxjerrë nga zonat e goditura përgjatë shtatë distrikteve, ndërsa procesi i identifikimit vazhdon.
Situata paraqitet veçanërisht e rëndë mes forcave të sigurisë, ku rezultojnë të zhdukur 85 pjesëtarë, mes të cilëve 44 nga Ushtria Nepaleze, 28 nga Policia e Nepalit dhe 13 nga Forca e Armatosur Policore. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren për lokalizimin e tyre.
Paralelisht, autoritetet njoftojnë se është humbur kontakti me 60 persona të angazhuar në projekte të ndryshme hidroenergjetike. Vërshimet kanë izoluar gjithashtu 391 turistë të huaj dhe 93 turistë vendas, me të cilët aktualisht është e pamundur të vendoset ndërlidhja.
Uji ka shkaktuar dëmtime të mëdha në infrastrukturën e vendit, ku janë dëmtuar 19 ura të kalueshme për automjete dhe rreth 40 kilometra akse rrugore. Ndërprerja e komunikimeve dhe bllokimi i rrugëve po vështirësojnë së tepërmi operacionet e shpëtimit në zonat më të izoluara.
BREAKING: New footage shows absolutely horrifying scenes along the China-Nepal border amid devastating flash floods, hundreds missing, many feared dead pic.twitter.com/hwXTz8IzjP
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 26, 2026