Goditet grupi korçar i trafikut të klandestinëve, 2 të arrestuar, njëri ishte nën arrest! Po transportonin drejt vendeve të BE-së 28 sudanezë dhe…

Policia e Korçës ka goditur sot (8 gusht) një grup të trafikut të klandestinëve nga vendet e treta me destinacion ato të BE-së.

Ndërsa transportonin me furgon 29 emigrantë të paligjshëm afrikanë nga Sudani, u lokalizuan gjatë aksionit të koduar “Route” (Rruga) në zonën kufitare të Korçës për t’i kaluar në Malin e Zi nga kufiri i Shkodrës (foto kryesore).

“Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë dhe shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq. Nga verifikimet rezultoi që shtetasi E. D. ka qenë me masën e sigurisë atë të “Arrestit në shtëpi”. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë, të cilët më pas, nga 7-8 shtetas, i transportonin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi”, njoftoi policia vendore sot.

Më tej sqarohet se gjatë kontrollit u janë gjetur edhe prova materiale. Janë sekuestruar 6500 euro dhe 3 aparate celulari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Kufitare Korçë:

“Vijojnë goditjen e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantët që vijnë nga vendet e treta.

Finalizohet nga Shërbimet e Policisë Kufitare operacioni i koduar “Route”.

Arrestohen 2 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke ndihmuar për t’i transportuar me mjete të ndryshme drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, 28 shtetas afrikanë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin për në Malin e Zi.

Sekuestrohen automjeti, 6500 euro dhe 3 aparate celularë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Route”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit J. M., alias D. M., 42 vjeç, banues në Korçë dhe shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.

Nga verifikimet rezultoi që shtetasi E. D. ka qenë me masën e sigurisë atë të “Arrestit në shtëpi”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Plasë, Maliq, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas sudanezë, të cilët më pas, nga 7-8 shtetas, i transportonin me mjete të ndryshme drejt veriut të Shqipërisë, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT