Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

Tre ditë pas ekstradimit nga Bogota, ku agjentët e Interpol Tiranës e sollën nën pranga në Rinas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot (8 gusht) në burg kolumbianin Samir Rosales Rodriguez.

Kolumbiani është dënuar nga GJKKo në mungesë me 14 vite burg, të dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull gjashtë vite më parë, si pjesë e një organizate tashmë të hetuar dhe dënuar.

Samir Rosales Rodriguez, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kimisti”, konsiderohet nga struktura e posaçme si një nga personazhet kyç të grupit të përfshirë në përpunimin e lëndës narkotike në Frakull.

Ai arriti të largohej nga Shqipëria menjëherë pas finalizimit të operacionit antidrogë, por pas kërkimit ndërkombëtar u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi.

Pas përmbylljes së procedurave, ai u solli në vendin tonë ku tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Organizata arriti ë trafikonte me anije nga Amerika e Jugut mbi 400 kg kokainë të fshehur mes thasëve me pleh kimikë, që më pas do përpunohej dhe ekstraktohej për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme nga kimisti i dënuar.

Droga u mor në Malin e Zi dhe u dërgua në Frakull, por aty përgjimet e SPAK (Ish-Krimet e Rënda) e tradhtuan grupin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT