VIDEO/ E rëndë në Nju Jork, foshnja 5-muajshe dhe një grua 27-vjeçare humbën jetën pasi varka u përmbys pranë “Statujës së Lirisë”

Një incident tragjik ndodhi të shtunën në mbrëmje (8 gusht), pranë “Statujës së Lirisë” (Liberty Island) në New York, kur në rrethana ende të paqarta një varkë u përmbys, duke rezultuar në vdekjen e një gruaje 27-vjeçare dhe një foshnje 5-muajshe.
Sipas informacionit nga Departamenti i Policisë së New York-ut (NYPD), Autoritetet u informuan për një incident me një varkë të përmbysur rreth orës 22:55.
Forcat e Rojës Bregdetare, një ekip zhytësish dhe një ekip ajror nxituan në vendngjarje, ndërsa më parë 12 persona që ndodheshin në të njëjtën varkë ishin shpëtuar tashmë nga uji dhe pësuan lëndime të lehta.
Megjithatë, gruaja 27-vjeçare dhe vajza pesëmuajshe u gjetën pa ndjenja dhe u dërguan në spital, ku u shpallën të vdekura. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ato ishin të lidhura me njëra-tjetrën.
New York Post raporton se gjithsej 14 persona ishin në bordin e anijes 23 metra të gjatë. Operatori i anijes, një banor 46-vjeçar i Manhattanit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, përballet me 13 akuza për rrezikim të pamatur, me akuza shtesë në pritje.
Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e incidentit tragjik janë duke vazhduar.
BREAKING: A 5-month-old baby and a woman have died after a boat overturned near the Statue of Liberty late Saturday night.
About 12 of the 14 people on board were pulled from the water by rescuers. The infant and woman were recovered by divers, airlifted to a Brooklyn hospital… pic.twitter.com/R5iII8HXuw
— Oliya Scootercaster (@ScooterCasterNY) August 9, 2026