“Pjesë e familjes tonë, momente të vështira”- Skënderbeu bën postimin prekës për ish-futbollistin që u vra nga shoku i fëmijërisë: Prehu në paqe Joan!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Korçës, ku u vra me armë zjarri pas një konflikti të zgjatur ushtaraku Joan Zyko nga shoku i fëmijërisë, i dyshuari Kristjan Sterjo, ka ardhur edhe reagimi i Klubit të Skënderbeut.

Joan Zyko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, por dikur ai ka luajtur me ekipin bardhekuq.

Zyko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15.

Ai gjithashtu ishte dhe një tifoz i zjarrtë i “Ujqërve të Dëborës”.

Në lidhje më këtë ngjarje të trishtë, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut, që nëpërmjet faqes zyrtare ka shkruar:

REAGIMI I SKËNDERBEUT:

“Ndarje e parakohshme nga jeta e Joan Zykos!

Klubi i Futbollit Skënderbeu shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Joan Zykos, ish-futbollist i Akademisë së Skënderbeut dhe një tifoz i zjarrtë i ngjyrave bardhekuqe.

Joani ishte pjesë e familjes sonë, fillimisht si futbollist i akademisë dhe më pas si një nga ata tifozë që e mbajnë Skënderbeun në zemër.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

Prehu në paqe, Joan!

Do të mbetesh gjithmonë pjesë e familjes bardhëkuqe”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT