E BUJSHME/ U quajt “risi” në listat e Sylvinhos, futbollisti i Shqipërisë prish kontratën me klubin, zbulohet shkaku

Bujar Pllana ka vendosur të largohet nga Lechia Gdnask. Siç njofton gazetari Tomasz Galinski, palët kanë zgjedhur të prishin kontratën me kompromis dhe në këtë mënyrë, aventurës së mbrojtësit shqiptar me klubin polak i vjen fundi.
Rënia nga kategoria e Lechia Gdnask ka rezultuar deçizive për Pllanën që ka zgjedhur të marrë të njëjtën rrugë si një pjesë e shokëve të skuadrës.
Largimi i 24-vjeçarit ishte i planifikuar prej kohësh, raporton gazetari, ndërsa vendimi përfundimtar u mor së fundmi, me polakët që do të përfshihen në një revolucion total.