E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

Edhe pse Barcelona po tregohet e shfrenuar në merkaton e verës, ku ndodhet pranë nënshkrimeve të Rodrit dhe Julian Alvarez, në krahun tjetër nuk i mungojnë surprizat edhe me largimet.
Ferran Torres që shënoi golin e trofeut të Kupës së Botës kundër Argjentinës ndodhet një hap nga largimi, teksa sot njoftohet se edhe kapiteni Ronald Araujo ka gati valixhet.
Qendërmbrojtësi do të largohet nga Barcelona për të luajtur në huazim te Liverpuli në këtë sezon dhe klubi anglez ka një opsion blerjeje jo të detyrueshme për futbollistin të cilit do t’i paguajë rrogën e plotë në këtë edicion.
Largimi i mbrojtësit uruguaian vjen si një surprizë, pak më shumë se dy javë para ndeshjes së parë të Barcelonës në kampionat kundër Elçe më 23 gusht, por ka marrë miratimin e Flik dhe Dekos.
Klubi po lë të lirë një lojtar që rinovoi kontratën e tij në janar 2025 deri në vitin 2031 dhe transferimi i të cilit te Juventus dukej i pashmangshëm disa vite më parë derisa një ndryshim rrënjësor i planeve çoi në një mundësi të re te Barça.
Menaxherët e lojtarit udhëtuan për në Liverpul këtë të premte dhe futbollisti nuk do t’u bashkohet shokëve të tij aktualë të ekipit në Udine.
Araujo do të shkojë te klubi anglez për të mbushur boshllëkun e lënë nga transferimi i Konate te Real Madrid. Në klubin anglez, ai do të garojë për dy pozicionet e qendërmbrojtësit titullar së bashku me Van Dajk, Xho Gomez, Xhake dhe Leoni.
Në sezonin 2025/26, ai luajti 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Barçën, një numër më i ulët se në sezonet e mëparshme, por vetëm për shkak të kërkesës së tij. Ankthi dhe problemet e shëndetit mendor e detyruan atë të bënte një pushim dhe të tërhiqej për disa javë meditim në Izrael.